Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ ''Qesharake'', Havari: Rama thjesht po bën rrokadën e radhës

Mit’hat Havari, Ish-drejtuesi i lartë i Policisë i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se takimet e Ramës në bashkitë e vendit për lirimin e hapësirave publike është qesharake dhe thjesht fushatë.

Havari: Edi Rama u fsheh katër vite rresht kur filloi operacioni Parku Rinia.

I terrorizuar nga minjtë e tij që i bënin presion sigurisht.

Ky thjesht bën rrokadën e rradhës, siç ka bërë edhe Sali Berisha.

Kjo histori 25-vjeçare kështu ka vazhduar.

Nëse do funksionojë ligji siç funksionon në vendet ku ne aspirojmë të shkojmë, në BE miratohet një ligj nga paramenti shqiptar, fillon zbatimi dhe ai duhet të jetë rigoroz.

Duhet parë me shumë kujdes në të gjitha strukturat ligjzbatuese në çdo vend, gjë që këtu nuk ka ndodhur.

Edi Rama e ka bërë edhe më përpara këtë gjë.

Rama policinë e ka katandisur si hamenj duke ngritur shezllonet e qelbura të plazheve të Durrësit.

Është qesharake. Është thjesht fushatë. Unë nuk e kuptoj se pse e bën se ai i fitoi edhe zgjedhjet.

EMISIONET