Takimi i 2-të i Komitetit Drejtues “BE për Qeverisjen e Mirë”

Në Tiranë u zhvillua sot takimi i 2-të i Komitetit Drejtues BE për Qeverisjen e Mirë.
Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni ndau në rrjetet sociale momente nga ky takim, ku u paraqit një pasqyrë e punës së deritanishme të Projektit Bashkimi Evropian për Qeverisjen e Mirë (EU4GG) dhe hapat e ardhshëm për vitin 2025.
Pirdeni tha se në fokus mbeten reforma e administratës publike; parandalimi i korrupsionit në sektorët me risk; fuqizimi i administratës vendore për integrimin evropian dhe menaxhimi i financave publike.

