“14 majit”, Karabina: Rama sillet si parti shtet, shantazhon qytetarët për ta votuar. Qytetarët të mendojnë për veten

Mirela Karabina, drejtoresha e Komunikimit në Partinë Demokratike për fushatën zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 majit, ishte e ftuara e radhës në studion e lajmeve në “Ora News”.

Në intervistën e saj, Karabina theksoi se kryeministri Edi Rama po sillet si kryetar i një partie shtet.

“Bën si do, shantazhin qytetarët për ta votuar”, theksoi ajo.

Por nga ana tjetër, Karabina ndërsa mbrojti kandidatin për Tiranën Rooland Bejko sulmoi kandidatin e koalicionit të djathtë Belind Këlliçi.

“Këlliçi nuk është pjesë e Partisë Demokratike, pasi ai përfaqëson atë grupim që iku nga PD-ja për të mbrojtur interesat e veta personale dhe jo PD-në”, theksoi Karabina.

Në vlerësimin e saj, Karabina theksoi se gara e 14 majit nuk është thjesht një garë lokale, por është test i mirëfilltë politik.

“Këto zgjedhje nuk janë vetëm zgjedhje vendore, por janë edhe politike.

PD-ja me në krye Alibeajn do të rikthejë shpresën, pasi keqqeverisja e socialistëve ka rënduar në kurrizin e qytetarëve.

Dhe për këtë arsye PD-ja do të ndryshojë dhe fatin e qytetarëve”, theksoi ajo.

Ndërkaq, Mirela Karabina u shpreh se edhe pse të ndarë me pjesën tjetër të demokratëve, fushata po ecën mirë.

“Presim që qytetarët të mendojnë për të mirën e tyre", u shpreh MIrela Karabina.

anila zyberaj mirela karabina karabina

EMISIONET