Vasili: Erion Veliaj, avokat i pisllëkut të parasë së ndërtimeve!

Vasili: Erion Veliaj, avokat i pisllëkut të parasë së

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka treguar se si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mashtron si mafioz për ndërtimet në Tiranë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Vasili shprehet se Veliaj ka ngritur një skemë të mirëfilltë pastrimi parashë ku mijëra apartamente mbahen stok, shkatërrojnë Tiranën me beton dhe u shërbejnë interesave mafioze që nuk kanë asnjë lidhje me strehimin real të banorëve të Tiranës.

Vasili: Erion Veliaj, avokat i pisllëkut të parasë së

“Veliaj avokat i pisllëkut të pastrimit të parasë me ndërtimet!

Veliaj mashtron si mafioz për ndërtimet dhe thotë se Tirana rritet me 25 mijë banorë dhe për të strehuar ata janë dhënë 1.5 milionë metra katrorë leje në vit.

Së pari Tirana me të dhëna zyrtare, nga viti 2016 e deri sot,nuk i kalon kurrë më shumë se një rritje mesatare me 14-15 mijë banorë të rinj në vit, pra mesatarisht 4 mijë familje me nga nga 4 pjestarë.

Së dyti po sipas të dhënave zyrtare jo më shumë se 15-20 % kanë ndërmend të blejnë banesë.

Pra, as 1 mijë familje në vit nuk mund të blejnë banesë.

Një mijë familje, që blejnë banesa të themi prej 100m² arrijnë maksimumi 100 mijë metra katrore.

Dihet që banorët të cilët vijnë në Tiranë jetojnë me te ardhura, që nuk i kalojnë 500 mijë lekë të vjetra bruto ne muaj si mund t'i blejne banesat me nga 2 mijë euro metrin.

Atëherë është shumë e qartë që mbi 1 milion metra katrore të tjera kush i blen, për çfarë shërbejnë, kush jeton në to?

Mijëra banorë të rinj që vijnë në Tiranë jetojnë në banesa me qira dhe ky është fakt që nuk e luan topi.

Pra e gjitha kjo skemë është një skemë pastrimi parash ku mijra apartamente mbahen stok, shkatërrojnë Tiranën me beton dhe u shërbejnë interesave mafioze që nuk kanë asnjë lidhje me strehimin real të banorëve të Tiranës.

Prandaj ky Veliaj bëhet qesharak dhe del e gënjen kaq trashë nga halli, nga detyrimi dhe nga kapja për fyti!

Po në fund te fundit është dhe mbetet avokat i pisllëkut!”, deklaron nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili.

erion veliaj petrit vasili vasili veliaj

EMISIONET