4 të arrestuar në Angli/ Kapet dhe “spiunia” britanike që mori pjesë në skuadrën e vrasjes së Ardian Nikulajt
Pak orë pasi lajmëruan arrestimin e Edmond Haxhisë, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan, Britania bën me dije se ka vënë në pranga dhe shtetasen tjetër britanike Harriet Bridgeman të cilët janë arrestuar me urdhër të autoritetve shqiptare.
"Në vijim të punës kërkimore për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasja britanike H. B.
Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Ata do të duhet të përballen me akuzën e ngritur në Shqipëri se kanë marrë pjesë në organizimin dhe vrasjen e biznesmenit Ardian Nikuljat në Shëngjin, ngjarje kjo e ndodhur me 19 prill të këtij viti.
Të katër personat do të dalin para Gjykatës së Londrës ku do të njihen dhe me masën e sigurisë dhe pretendimet e nisura prej Tiranës zyrtare, dhe që në përfundim do të vendoset edhe për eksadrimin e tyre drejt Shqipëroisë..
Në kërkim për këtë ngjarje vijon të jëtë i dyshuari si personi që kreu vrasjen shtetasi nga Portugalia Ruben Saraiva dhe anglezi tjetër Harry Simson.
Ky i fundit së bashkë me Harriet Bridgeman dyshohen se kanë pasur rolin e vëzhguesit.
Sipas policisë shqiptare, Edmond Haxhia është përsoni i cili ka koordinuar dhe financuar grupin prej 5 shtetasve të huaj me qëllin eleminim fizik të politikanit vendor Ardian Nikuljat.
Nga autoritetet shqiptare mësohet se spiunia bjonde ka ardhur nga Anglia në Shëngjin të Lezhës, për të vrarë, biznesmenin Ardjan Nikulaj.
Harriet Bridgeman, nga Bristol, akuzohet se së bashku me 5 personat e lartpërmendur organizuan dhe ekzekutuan planin për vrasjen e Nikulajt në Shëngjin.
Bridgeman, ka hyrë në Shqipëri në datën 18 Mars, duke qëndruar në tre hotele të ndryshme në zonën e Shëngjinit.
Ajo sillej si e dashura e njërit prej anglezëve, Steven Hunt, por në fakt të dy kanë pasur rolin për të mbajtur në monitorim, objektivin Ardjan Nikulaj.
Harriet Bridgeman, është larguar nga Shqipëria përmes pikës së kalimit kufitar në Rinas, mbrëmjen e datës 19 Prill, duke mos mundur të arrestohet.