“Incineratori si krematorium”, Boçi publikon studimin: Ekspertët treguan tragjedinë që pritet të ndodhë nga ...
Kandidati i koalicioni “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me aferën për inceneratorin e Elbasanit përmes një postimi në rrjetet sociale duke e cilësuar këtë ndërtim si “krematorium”.
Sipas Boçit në shkurt 2018, Inxhinierët e mjedisit dhe ekspertë të përpunimit të mbetjeve, Stefan Schatz dhe Lulzim Baumann treguan tragjedinë njerëzore që pritet të ndodhë nga mostrat e djegies së plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë.
Ai shtoi se Lulzim Baumann (Zela) ka hartuar studimin shkencor mbi importin e mbetjeve në Shqipëri. Inxhinieri Stefan Schatz ka planifikuar ndërtimin e pjesës më të madhe të landfilleve në jug të Gjermanisë.
“Takimi ku u shpalosën këto fakte u organizua nga Organizata Kundër Importit të Plehrave. Sipas inxhinierit gjerman, studimi i bërë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare Gjermane të Mjedisit, me Transparency International dhe Zero Waste Europe rendit 5 pika kryesore pse kjo masakër duhet të ndalohet”, shkroi Boçi ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Inceneratori si krematorium
A duhet heshtur kur na kanë dënuar me vdekje?
‼️Në shkurt 2018, Inxhinierët e mjedisit dhe ekspertë të përpunimit të mbetjeve, Stefan Schatz dhe Lulzim Baumann treguan tragjedinë njerëzore që pritet të ndodhë nga mostrat e djegies së plehrave në Elbasan, Fier dhe Tiranë.
Lulzim Baumann (Zela) ka hartuar studimin shkencor mbi importin e mbetjeve në Shqipëri. Inxhinieri Stefan Schatz ka planifikuar ndërtimin e pjesës më të madhe të landfilleve në jug të Gjermanisë.
‼️Takimi ku u shpalosën këto fakte u organizua nga Organizata Kundër Importit të Plehrave. Sipas inxhinierit gjerman, studimi i bërë në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare Gjermane të Mjedisit, me Transparency International dhe Zero Waste Europe rendit 5 pika kryesore pse kjo masakër duhet të ndalohet.
‼️Ekspertët e shoqatës se ricikluesve në Gjermani “German RETech Partnership” kanë zhvilluar një koncept me 5 faza në të cilët zhvillohet menaxhimi i mbetjeve. Bazuar në vlerësimin e Komisionit Evropian konkluzioni është që Shqipëria është akoma në fazën e parë të menaxhimit të mbetjeve.
1️⃣Faza e parë është depozitimi i pakontrolluar. Mbledhja e materialeve për riciklim bëhet së shumti në mënyrë formale pa i respektuar parimet themelore të higjenës dhe ruajtjes se mjedisit.
2️⃣Faza e dytë është edhe faza ku fillon rregullisht menaxhimi i mbetjeve. Grumbullimit sistematik, në mënyrë të rregulluar dhe të besueshme dhe vendosja e deponive të menaxhuara siç duhet përbëjnë hapin e parë në zhvillimin e sektorit të menaxhimit të mbeturinave…
3️⃣Faza e tretë përfshin grumbullimin e ndarë të mbetjeve.
4️⃣Faza e katërt përfshin zgjerimin e industrisë së riciklimit, prodhim gazi dhe çfarë mbetet shkon në incineratore.
5️⃣Faza e pestë është ekonomia rrethore ku mbetja konsiderohet si burimi ku pjesa më e madhe riciklohet, pjesa që mbetet përdoret për rikuperim energjie dhe vetëm mbetjet e padjegshme dhe hiri shkon në landfill