Begaj takim me përfaqësues të komunitetit arbanas të Zarës: Prania juaj është trashëgimi historike

Begaj takim me përfaqësues të komunitetit arbanas të

Presidenti i Republikës Bajram Begaj së bashku me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç, vizituan komunitetin arbanas të Zarës (Zadar-it).

Gjatë takimit Presidenti Begaj vlerësoi komunitetin arbanas për ruajtjen e identitetit, gjuhës, kulturës dhe traditive shqiptare.

“Prania juaj këtu në Zadar edhe pas më shumë se tre shekujsh është një trashëgimi e përbashkët historike, e cila ka ndikuar jashtëzakonisht shumë për forcimin e marrëdhënies dypalëshe miqësore midis dy popujve dhe dy vendeve” – tha Presidenti Begaj.

“Këtë trashëgimi të vyer të kombit tonë që të parët tuaj e sollën këtu në Zadar, kemi detyrimin e përbashkët ta ruajmë e ta promovojmë edhe më shumë” – tha Presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit vlerësoi mikpritjen dhe politikat e mira të Kroacisë për minoritetet, duke nënvizuar se shqiptarët si nga komuniteti i arbanasve apo atyre të ardhur në dekadat e fundit, përfaqësohen denjësisht në fushat e artit, sportit e deri në nivele politike në parlamentin e vendit.

EMISIONET