Programi i PL-së për PAK/ Meta: Transport publik falas në çdo bashki që do të drejtohet nga ne
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka premtuar me marrjen e pushtetit vendor pas 14 majit, PL do të mundësojë transport publik falas për personat e aftësi të kufizuara.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se ‘PL do të mundësojë evitimin e paraqitjes çdo vit në Komisionet e Rivlerësimit të Aftësisë së Kufizuar dhe zgjerimin e periudhës së daljes në Komision nga 3-5 vjet, në mënyrë që të shmangim burokracitë’.
"Ne do të mundësojmë transport publik falas për personat me aftësi të kufizuar, jo vetëm në Tiranë me Belind Këlliçin, por në çdo bashki të vendit që do të drejtohet nga kryebashkiakët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Ne do të mundësojmë evitimin e paraqitjes çdo vit në Komisionet e Rivlerësimit të Aftësisë së Kufizuar dhe zgjerimin e periudhës së daljes në Komision nga 3-5 vjet, në mënyrë që të shmangim sorrollatjet, burokracitë dhe kostot e përgatitjes së dokumentave për familjet me persona të aftësi të kufizuara.
Këto ishin dy propozimet tona të reja në takimin që zhvilluam në Pogradec me Shoqatën Shqiptare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Mbështetja jonë ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe shtresave në nevojë do të jetë e vazhdueshme dhe gjithmonë në vëmendjen tonë. Bashkë Fitojmë!", deklaron kreu i PL-së, Ilir Meta.