Alibeaj në Laprakë, kërkon votë kundër Berishës e Ramës

Kreu i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, në fushatën elektorale të 14 majit kërkon votë kundër Berishës dhe Ramës.

Në takimin e zhvilluar në Tiranë ai shprehet se zgjedhësit duhet të orientohen drejt aleatëve perëndimore dhe SHBA-të.

"Sali Berisha ka tri motive por nga të tre asnjë nuk është në interes të demokratëve".

Sa i përket mazhorancës Alibeaj shprehet se tashmë SPAK ka nisur të veprojë dhe se Rama duhet të mbajë përgjegjësi.

"T'ja numërosh Saimir Tahirin që është në burg Edi Ramës, t'ja numërosh Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Arben Ahmetajn. Por do të duhet ti numërosh dhe diçka tjetër, atë që sheh nga vetja. Duke nxjerrë Berishën dhe Metën, është cinike. Ka zgjedhur këta të dy. Me ata të dy është gjithë kohës në pushtet."

Në zgjedhjet vendore, PD konkuron me 14 kandidatë për kryetar të bashkive.

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET