Në pushtetin e borës, Topçiu në “Ora News”: Në zonat e Maliqit trashësia deri në 40 cm, ka probleme në zonën fushore

Në rajonin e Korçës ka pasur reshje bore në Qafë Thanë, Qafë Plloçë, në Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë-Leskovik.

Institucionet rekomandojnë përdorimin e gomave dimërore ose zinxhirëve, pasi mjetet me goma verore, krijojnë problematikë në qarkullimin e mjeteve, bllokojnë rrugën dhe kthehen në pengesë edhe për borëpastrueset.

Ndërkaq kryetari i bashkisë së Maliqit Gëzim Topçiu në një lidhje me studion e lajmeve në “Ora News” bëri një pasqyrim të situatës në zonat e kësaj bashkie.

“Kjo dëborë është më e madhja prej diusa vitesh që ka rënë në zonën tonë, pasi prej kohësh nuk ishim mësuar me reshje kaq të dendura dëbore.

Ka rënë një sasi e madhe ku në disa zona ka shkuar deri në 40 cm. Ne si bashki kemi punuar gjatë gjithë natës, nuk kemi shumë probleme në zonën malore dhe është mbajtur nën kontroll.

Sasia më e madhe e dëborës ka rënë në zonën e fushës, për të cilën të gjithë orëve të natës ende vazhdojmë të kemi probleme në lëvizjen e këmbësorëve dhe mjeteve, por e kemi nën kontroll.

Shkollat vazhdojnë në gjithë territorin e bashkisë, vetëm dy kopshte në zonën e Gorës nuk po zhvillohet aktivitet. Nuk kemi probleme me energjinë elektrike, kështu që do të punojmë që këtë zonë ta stabilizojmë”, u shpreh kryebashkiaku Topçiu.

NDIQNI RAPORTIMIN E KRYEBASHKIAKUT GËZIM TOPÇIU LIDHUR ME SITUATËN ME BORËN NË BASHKINË E MALIQIT

EMISIONET