“DUA TË VOTOJ”/ Hoxha: Interesi i emigrantëve për “11 majin” shumë i lartë, duan të bëjnë ndryshimin
Që prej 11 janarit ka nisur procesi i regjistrimit të emigrantëve nga vendet ku ata jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë dhe kjo në kuadër të sigurimit të kushteve që edhe shqiptarët e diasporës të kenë mundësi që të shprehin vullnetin e tyre me votë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Drini Hoxha, përfaqësues nga Lëvizja “Dua të Votoj” në një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se interesi i emigrantëve për 11 majin është shumë i lartë.
“Kjo më shumë për nga kurioziteti se si do të realizohet ky proces. Dhe po ashtu, interesi është lartë pasi ata duan që gjërat në Shqipëri të ndryshojnë, por nuk duhet harruar se shumë prej emigrantëve ende nuk dinë si ta bëjnë regjistrimin e tyre online.
Dhe për këtë mendoj se mediat shqiptare kanë një rol shumë të madh në edukimin, informimin sa më të plotë dhe të detajuar të formës se si realizohet ky regjistrim e më pas votimi në 11 maj”, u shpreh ndër të tjera, Drini Hoxha, përfaqësues nga Lëvizja “Dua të Votoj”.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME DRINI HOXHËN NË “ORA NEWS”


