Dita e 53-të e protestës/ Nis grumbullimi i protestuesve në sheshin Skënderbej

Dita e 53-të e protestës/ Nis grumbullimi i protestuesve në

Protesta antiqeveritare ka hyrë këtë të mërkurë në ditën e saj të 53-të, me pjesëmarrjen e qytetarëve të ardhur nga qytete të ndryshme të vendit dhe nga diaspora.

Gjatë tubimeve, protestuesit kanë kërkuar ndryshime politike dhe kanë ngritur shqetësime për çështje sociale, ekonomike dhe institucionale.

Edhe sot pjesëmarrësit janë mbledhur në sheshin 'Skënderbej', nga ku më pas do të marshojnë drejt bulevardit 'Dëshmorët e Kombit', ku do të vijojnë protestën me fjalime dhe thirrje kundër qeverisë. Në qendër të kërkesave mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, si dhe hetimi i tij nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për çështje që protestuesit i lidhin me korrupsionin.

EMISIONET