"Do 'ti heqim sot, do t'i heqim nesër", banorët në Marinëz të shqetësuar nga mbetjet: Asnjë masë nga bashkia

"Premtimi i parë që ka qenë në fushatën elektorale  kryetarja e bashkisë ka apsur mision për të hequr mbetjet që hidheshin në Marinzë."

Premtime për heqjen e mbetjeve urbane në fshatin Marinzë të Roskovecit, kanë qenë të vazhdueshme këto 6 vitet e fundit, por në realitet problematika ka mbetur e pa zgjidhur.

Në fushën provizore që u krijua për grumbullimin e përkohshëm ende vijojnë të hidhen pa kontroll mbetje të ndryshme nga disa fshatra.

Të shqetësuar nga situata, banorët kërkojnë zgjidhje urgjente.

"Edhe këtu është bërë të ikësh natën, jo ditën, nga ky fshat," thotë banori.

"Shumë problem i madh si plehrat e Roskovecit, si të Marinzës, si të fshatrave me radhë vijnë këtu derdhen në Marinzë," thotë banori.

"Kjo për ne është e rrezikshme," thotë banorja.

"Do 'ti heqim sot, do t'i heqim nesër", banorët

Ankesat e tyre kanë rënë vazhdimisht në vesh të shurdhër nga pushteti vendor.

"Jemi ankuar gjithmonë te bashkia, të mban me fjalë të mira, të thotë jo do t'i heqim sot, jo nesër, jo do t'i djegim. Do t'i djegim, që më keq akoma t'i djegësh," thotë banori.

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Buffi kohë më parë ka pranuar shqetësimin që krijojnë mbetjet, por fajin ia adresoi ministrisë së Mjedisit, pasi  ky dikaster nuk ka miratuar një leje që mbetjet të transferohen në një tjetër vend.

EMISIONET