Ujërat e zeza vërshojnë rrugëve të Lezhës

Ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe dhe kanë vërshuar në rrugët e lagjes pranë Spitalit të Lezhës.

Kjo situatë vijon prej gati një viti, dhe është kthyer në një shqetësim për banorët.

Me rritjen e temperaturave, shtohet rreziku që të kthehet në një vatër sëmundjesh.

"Jemi ankuar vazhdimisht, jo një herë. Kanë ardhur, e kanë parë si problem, kanë gërmuar," thotë banori.

"Vjen era të mbyt, vjen era e qelbur," thotë banorja.

"Ujërat e zeza janë shumë problem, më keq se jemi s'ka. Kemi hall të hapim dritaret, a rrihet me dritare mbyllur në verë?" thotë banorja.

Ujërat e zeza vërshojnë rrugëve të Lezhës

Banorët e lagjes se janë ankuar disa herë në Bashkinë e Lezhës dhe pavarësisht përpjekjeve të njësisë vendore, problemi ende nuk ka marrë zgjidhje.

"Ujërat e zeza, janë burim për sëmundje. Kanë ardhur e kanë parë të bashkisë, inxhinierët, nuk mund ta bëjmë. Është problem, këtu luajnë fëmijët, ka mbi 8 muaj kështu," thotë banori.

"Sëmundje sa të duash, na zuri frymën," thotë banorja.

"Vjen era ta zë frymën," thotë banorja.

Burime nga bashkia e Lezhës, thonë se problematika e ujërave të zeza do të marrë zgjidhje me zbatimin e projektit të për kanalizimet e ujerave te zeza që do të përfshijë të gjithë qytetin.

Ujërat e zeza vërshojnë rrugëve të Lezhës

Por nisja e punimeve ende nuk dihet.

EMISIONET