Në një lidhje me skype për Ora News me gazetaren Matilda Mcini ka qenë doktor, Adrian Fandi mjek shqiptar me banim në Londër.

Fandi dha disa informacione shumë të vlefshme për Covid-19 dhe tregoi se si duhet të veprojnë personat të cilët infektohet nga virusi.

Nëse keni rezultuar pozitiv në testin e Covid-19, atëhere do të duhet të merrni një matës për oksigjeni nga maja e gishtit. Kjo pajisje e vogël dhe praktike do t’ju ndihmojë të monitoroni nivelin e oksigjenit në gjak.

Sipas mjekut nëse oksimetri ju tregon që oksigjeni në gjak është më pak se 94  % dhe duke ecur nëpër shtëpi ulet oskigjeni në gjak atëherë keni nevojë për ndihmë mjekësore.

“Nëse të ka zënë kodivi, izolohu dhe qëndro me maskë në shtëpi. Edhe pse familjarët e tu i ka zënë apo jo. Mos dil përjashta, Mos shko në farmaci vetë. Keni vështirësi në frymëmarrje përdorni saturimetrin (Oksimetri).

Nëse oksimetri ju tregon që oksigjeni në gjak është më pak se 94  % dhe duke ecur nëpër shtëpi ulet oskigjeni në gjak atëherë keni nevojë për ndihmë mjekësore. Nëse oksimetri ju shkon 84 mos prisni mjekun në shtëpi, pra nëse ulet nën 90. Mos prisni mjekun tju vijë në shtëpi sepse keni nevojë për mjekun në sptial. Ju duhet të shtroheni në spital për tu trajtuar nga mjekë specialist dhe jo të blini bombola oksigjeni e të trajtoheni në shtëpi.

Oksigjeni është ilaç, janë të rrezikshme dhe ndodh incidente. Oksigjeni në doza të mëdha është i dëmshëm, është si helm për organizmin. Nëse oskimetri ju tregon se oksigjeni është më poshtë 90 ju lutem shkoni në spital sepse po shkuat vonë është vonë dhe për mjekët që t’ju ndihmojë.

Në momentin që nis kolla, dhe vijon temperaturë, dhe ka kaluar 4-5 ditë, dhe oksimetri tregon 94 – 95 ju duhen kortizonë, deksametazon.

Merret një herë në ditë në mëngjes dhe jo në darkë se qëndron pa gjumë. Duhet vazhduar minimum 10 ditë për të parandaluar komplikimet që jep virusi në pneumoninë virale.

Pneumonia virale nuk shërohet me antibiotik”– thotë mjeku Adrian Fandi.