Menaxhimi i situatës pandemike, shqiptarët të dyzuar me qeverinë
Menaxhimi i situatës pandemike nga qeveria është i dyzuar mes mirë dhe keq sipas shqiptarëve, përkatësisht në 37.6% dhe 37% .
37.6% e personave të pyetur në sondazh janë përgjigjur mirë dhe shumë mirë.
24,7% janë përgjigjur në mënyrë neutrale dhe pjesa tjetër, 37% keq ose shumë keq.
Meshkujt duken më të kënaqur nga menaxhimi i situatës pandemike nga Covid me 41.5%.
Në tabelën 4 të anketuarve u është bërë pyetja: Menaxhimi i situatës pandemike nga qeveria ka qenë...
Të anketuarit e përgjigjur janë ndarë sipas gjinisë dhe grupmoshës.
Rezultatet e sondazhit të dytë në nivel kombëtar të përgatitura nga Antonio Noto e Rtv Ora u prezantuan sot në studion e emisionit “Tempora” (E martë 23 shkurt 2021). Gjithsej u prezantuan 17 tabela.

Ne foto: Tabela 4 e sondazhit II Kombëtar RTV Ora & Noto, 23 shkurt 2021
Klikoni për rezultatet e Sondazhit të dytë kombetar:
Orientimi i votës: PD dhe partitë e tjera rriten me 1% nga 19 janari, PS dhe LSI bien me 1%
Projeksioni per Shkodrën:
Opozita e bashkuar fituese me 55.5% në Shkodër, 34% PS, rriten ndjeshëm partitë e tjera
Projeksioni per Elbasanin:
Ja si ndahet vota mes PS dhe opozitës në Elbasan, PDIU e humb fuqinë elektorale, rritet PD
