VIDEO/ Zendaya “pushton” rrjetet sociale, skena me Tom Holland në “Spider-Man” bëhet virale

Reklama e re për filmin “Spider-Man: Brand New Day”, me protagonistë Tom Holland dhe Zendaya, është bërë hit në rrjetet sociale falë një momenti humoristik me aktoren.
Në videon e shkurtër promocionale, Tom shihet në një kinema duke ngrënë kokoshka, ndërsa më pas i bashkohet Zendaya, e cila merr kokoshkat e tij dhe fillon t’i hajë me shumë entuziazëm.
Pikërisht mënyra e saj energjike e interpretimit, me mimika dhe lëvizje të veçanta, ka bërë që videoja të bëhet virale.
Klipi i publikuar në platformën X ka marrë mbi 10 milionë shikime, ndërsa përdoruesit kanë komentuar me humor performancën e Zendayas.
Disa fansa e kanë mbrojtur Zendayan duke theksuar se ajo është pjesë e gjeneratës Z, derisa të tjerë kanë vazhduar të bëjnë shaka me “lëvizjet mileniale” të saj gjatë ngrënies së kokoshkave.
Ndërkohë, interesi për filmin e ri të Marvel është rritur edhe më shumë.
“Spider-Man: Brand New Day” do të dalë në kinema më 31 korrik 2026, me rikthimin e Tom Holland si Spider-Man dhe Zendaya si MJ.
Ngjarjet e filmit do të vazhdojnë pas “Spider-Man: No Way Home” (2021), ku Peter Parker vendosi të fshinte ekzistencën e tij nga kujtesa e njerëzve që donte.
Në kast rikthehen edhe Jacob Batalon si Ned Leeds dhe Jon Bernthal si Punisher, gjersa regjinë e filmit e ka marrë përsipër Destin Daniel Cretton.
zendaya and tom holland for a ‘spider man: brand new day’ commercial pic.twitter.com/DX2FRWaW5u
— archivedaya ⭑ (@archivedaya) July 11, 2026

