VIDEO/ David Corenswet ndërhyn në tapetin e kuq të “Supergirl”, mbron Milly Alcock pas incidentit me fotografin

VIDEO/ David Corenswet ndërhyn në tapetin e kuq të

Në premierën e filmit “Supergirl” në New York, aktori David Corenswet ndërhyri gjatë tapetit të kuq pasi një fotograf dyshohet se preku në mënyrë të papërshtatshme aktoren Milly Alcock teksa ajo pozonte për media.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjete sociale, Corenswet reagoi menjëherë, iu drejtua fotografit dhe i kërkoi të tërhiqej, ndërsa situata u qetësua shpejt dhe eventi vazhdoi normalisht.

Ngjarja është bërë virale në platforma si YouTube dhe Reddit, ku shumë përdorues kanë vlerësuar reagimin e aktorit si mbrojtës dhe të drejtë në atë moment.

Në premierë ishin të pranishëm edhe aktorë të tjerë të kastit, ndërsa filmi “Supergirl” pritet të dalë në kinema më 26 qershor, me Milly Alcock në rolin kryesor të Kara Zor-El dhe Corenswet në një paraqitje si Superman.

 

EMISIONET