Nga Tropoja në mbarë trojet/ Festa e Plisit të Bardhë mbledh shqiptarët, festohet me aktivitete kulturore (VIDEO)

Me plisa të bardhë, si një nga simbolet historike dhe etnografike, shumë qytetarë e kanë shoqëruar këtë festë dhe këtë moment të rëndësishëm.

Festa e Plisit të Bardhë është nismë e Bytyçit, një nga krahinat më të rëndësishme të Tropojës, dhe bashkon shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës.

Më herët, Festa e Plisit të Bardhë është organizuar edhe në Kosovë. Gjatë aktiviteteve flitet për karakteristikat e plisit të bardhë dhe këndohen këngë që i referohen traditës sonë kulturore.

EMISIONET