“The Princess Diaries 3” drejt realizimit, Anne Hathaway zbulon detajet e reja për filmin e shumëpritur...

Dy vite pasi njoftimit të projektit zyrtar , aktorja Anne Hathaway, e cila luajti në dy filmat e parë rolin e Mia Thermopolis, një adoleshente e zakonshme që zbulon se është princeshë e një vendi të vogël evropian, në një deklaratë foli për ecurinë e filmit.
"Mendoj se po ecim në drejtimin e duhur. Skenari me të cilin po punonim u desh ta nisnim pothuajse nga e para, duke ndjekur këtë orientim të ri ”, u shpreh aktorja për Princess Diaries 3".
Megjithatë, ende nuk është caktuar një datë publikimi apo një kalendar xhirimesh, për shkak të shtatëzanisë së aktores Hathaway.
Filmi i parë “The Princess Diaries” u publikua në vitin 2001 dhe shënoi suksesin e madh të Anne Hathaëay në Hollyëood. Tre vjet më vonë u realizua pjesa e dytë, “The Princess Diaries 2: Royal Engagement”, të dy filmat u drejtuan nga regjisori i ndjerë Garry Marshall.

