Si u veshën “yjet” në “Golden Globe”? Shkëlqyen Swift, J.Lo dhe Robbie, zhgënjen Dua Lipa

Yjet e Hollivudit u shfaqën magjepsës të dielën pasdite në ceremoninë e “Golden Globe”. Dominon ngjyra rozë dhe xixat dhe sigurisht ato që nuk mund të zhgënjenin në zgjedhjet e tyre dhe që kanë shkëlqyer janë Taylor Swift, JLO, Margot Robbie. Por në Golden Globe veshja e Selena Gomez ka nuk ka qenë në nivelet e duhura por ka zhgënjyer edhe Dua Lipa

Si u veshën “yjet” në “Golden Globe”?

Në "Golden Globe", yjet parakaluan në tapetin e kuq, ku disa ia dolën që të tërheqin vëmendjen me paraqitjen e tyre spektakolare. Roza dhe xixat ishin ato që dominuan tapetin dhe sigurisht kritika renditi të veshurat më mirë dhe me keq….

Taylor Swift tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një fustan të gjelbër Gucci, ndërsa Margot Robbie u shfaq si një “Barbie” me fustanin e saj rozë…

Po ashtu edhe Jennifer Lopez dukej engjëllore me një fustan rozë të ëmbël.

Në “Golden Globe”, ka edhe nga ato që kanë guxuar më shumë seç duhet, duke bërë që të futen në listën e të veshurave më keq.

Selena Gomez është më e kritikuara sa i përket fustanit të saj të kuq, e ndërsa pjesë e listës së formuar nga tabloidi DailyMail është edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa.

Si u veshën “yjet” në “Golden Globe”?

EMISIONET