Shkencëtarët drejt “dhëmbëve të rinj” te njerëzit / Ilaçi që mund të ndryshojë stomatologjinë deri në 2030

Shkencëtarët drejt “dhëmbëve të rinj” te

Shkencëtarët po punojnë për një trajtim revolucionar që mund të ndryshojë mënyrën si trajtohet humbja e dhëmbëve, duke i hapur rrugë mundësisë së rritjes së dhëmbëve të rinj tek njerëzit.

Në vend të implanteve apo protezave, trajtimi eksperimental synon të aktivizojë aftësinë natyrale të trupit për të formuar dhëmbë të rinj. Kompania japoneze Toregem BioPharma ka zhvilluar ilaçin TRG035, i cili vepron duke bllokuar një proteinë që pengon rritjen e dhëmbëve.

Deri më tani, trajtimi është testuar me sukses te kafshët dhe ka kaluar fazën e parë të provave klinike te njerëzit, ku është vlerësuar siguria e tij te rreth 30 persona. Hapi i ardhshëm pritet të tregojë nëse ilaçi mund të nxisë realisht rritjen e dhëmbëve të rinj, funksionalë dhe të plotë.

Nëse rezultatet rezultojnë pozitive, ekspertët parashikojnë se trajtimi mund të bëhet i disponueshëm rreth vitit 2030, duke hapur një epokë të re në stomatologji.

Ndërkohë, specialistët kujtojnë se dhëmbët e njeriut kanë funksione të ndryshme dhe një sistem kompleks përtypjeje, ku çdo lloj dhëmbi luan rol specifik në prerje, shqyerje dhe bluarje të ushqimit, duke e bërë procesin shumë më efikas.

Ekspertët theksojnë gjithashtu rëndësinë e higjienës orale, pasi larja e rregullt e dhëmbëve dhe kujdesi i duhur mbeten thelbësore për të parandaluar prishjen e tyre dhe sëmundjet e mishrave, pavarësisht përparimeve të ardhshme në mjekësi.

EMISIONET