Pas ndarjes, Brikena dhe Mateo bashkë në një program televiziv! Ftohtësia mes tyre nuk kalon pa u vënë re! (FOTO)

Vetëm pak kohë pasi konfirmuan zyrtarisht ndarjen e tyre, Brikena dhe Mateo janë “detyruar” të bashkohen sërish, por këtë herë për arsye profesionale.
Dyshja e njohur do të jetë pjesë e panelit të sezonit të ri të emisionit “Top Arena”, i cili pritet të nisë transmetimin nga data 11 Qershor në ekranin e Top Channel.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të përbashkët nga Ed Manushi dhe faqja zyrtare e “Procesit Sportiv”, ku njoftohet rikthimi i programit sportiv.
Megjithatë, vëmendjen kryesore të ndjekësve e kanë marrë pikërisht fotot e realizuara nga stafi gjatë përgatitjeve.
Në imazhet e publikuara bie menjëherë në sy distanca e ftohtë mes ish-çiftit. Edhe pse ndodhen në të njëjtin grup dhe në të njëjtin ambient, si në foton e ngushtë ashtu edhe në atë me të gjithë stafin, Brikena dhe Mateo kanë zgjedhur të qëndrojnë sa më larg njëri-tjetrit, duke u pozicionuar në skaje të ndryshme dhe me persona të tjerë në mes.
Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, përmes një mesazhi në kanalin e saj privat, Brikena sqaroi ndjekësit se rrugët e tyre ishin ndarë në mënyrë paqësore dhe me respekt reciprok.
Gjithsesi, ky projekt i ri televiziv do t’i vërë ata përballë njëri-tjetrit në të njëjtin panel gjatë gjithë sezonit, duke bërë që sytë e publikut të jenë të gjithë te ndërveprimet e tyre në studio.


