U mblodhën në shi para ambasadës në Londër/ Kokona: Ja çfarë po përgatit diaspora shqiptare

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Drejt” në Ora News, koreografi dhe konsulenti i industrisë kreative Tomorr Kokona foli për protestat dhe reagimin e diasporës shqiptare, duke i cilësuar ato si një burim shprese për ndryshim.

" Është pyetje shumë interesante... edhe ky si titull i ambasadorit të kombit për kontributin tim në kulturën kombëtare është një barrë e mirë, por dhe e rëndësishme. Dhe kjo revoltë popullore, siç mund ta themi, me të vërtetë që na jep shpresë. Na jep shpresë për arsye sepse ka 36 vite tashmë që dhe unë jam një nga të parët, një nga 300 firmëtarët e Partisë Demokratike e të tjera. Dhe ne me të vërtetë kishim atë ëndrrën që Shqipëria të bëhej më ndryshe.

Dhe entuziazmi, sidomos i rinisë së sotme, po gjithashtu edhe përkrahja që po jep diaspora në të gjithë botën... Për shembull ne, ditën e shtunë dhe ditën e diel, u mblodhëm këtu përpara ambasadës së Shqipërisë në Londër. Fillimisht po binte një shi i marramendshëm dhe njerëzit ishin të vendosur që të mos lëviznin. Qëndruan aty për të paktën tre orë, edhe të shtunën edhe të dielën. Bile të dielën patëm edhe më shumë njerëz.

Pra, shqetësimi ynë tashmë, kemi një lloj qetësie si me thënë, kemi një lloj shprese që po na del neve të gjithëve. Sepse mjaft më! Ajo që më bëri më tepër përshtypje këto dy ditë, ishte që thirrjet e para që ishin paqësore, kishim dhe policinë, se këtu në Britani kemi policinë që na ruan, na mban... bllokuan dhe rrugën që nuk kishim marrë leje me thënë të drejtën ditën e shtunë. Por që thirrjet bëheshin pa kah politik. Pa një dasi jemi të majtas apo të djathtas. Dhe tregon një pjekuri edhe të diasporës, edhe të shqiptarëve të diasporës, që mbështesim 100% iniciativën në vendin tonë", u shpreh Kokona.

Ndiqni emisionin e plotë:

EMISIONET