‘Shkundet’ Kuba/ G*ditet nga një tërmet i fuqishëm, lëkundjet u ndjenë dhe në Florida

Një tërmet me magnitudë 6.2 ballë goditi sot brigjet veriperëndimore të Kubës, sipas Qendrës Kombëtare për Kërkime Sizmologjike.
Epiqendra ndodhej rreth 100 kilometra në veriperëndim të qytetit të Mantuas dhe thellësia fokale u vlerësua në 20 kilometra.
Sipas AFP-së, tërmeti zgjati shumë dhe shumë banorë dolën në rrugë të panikosur.
“Në fillim, ndjeva sikur po më rrotullohej koka. Nuk më shkoi ndërmend se ishte një tërmet. Nuk kisha përjetuar kurrë diçka të tillë më parë”, tha Carmen Delgado, një ekonomiste 47-vjeçare nga Havana, duke shtuar, “sapo e kuptuam se çfarë po ndodhte, dolëm shpejt jashtë”.
Tërmeti u ndje deri në Florida, në skajin juglindor të Shteteve të Bashkuara. Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS), Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) dhe Qendra Gjermane e Kërkimeve të Gjeoshkencave (GFZ) vlerësuan se tërmeti kishte një magnitudë prej 6.1 ballësh.
Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme të konsiderueshme.

