"Jo çdo miliardë që të përplaset para fytyrës është ekonomi për qytetarët", Qiraxhi: 6 në 10 shqiptarë nuk shkojnë dot në plazh...

I ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare ngriti shqetësime për mungesën e transparencës në investime dhe ndikimin e tyre real në jetën e qytetarëve shqiptarë, duke theksuar edhe vështirësinë e qytetarëve për të përballuar pushimet.

"Unë jam i detyruar ta komentoj. Se nëse, nëse ai më bën anti-investime, unë nuk do rri të shpenzoj energji për të thënë që unë jam pro investimeve, se është puna e tij të thotë çfarë të dojë ai për mua. Ai thotë Greku, unë s'do rri të harxhoj energji për Grekun. Unë kam detyrë dhe përgjegjësi në këtë vend.

Ne kur kemi bërë protestën e çmimeve unë kam qenë për qeverinë putiniste.

Po them edhe njëherë, obligimi im si qytetar unë e kam që t'i jap modelin e duhur shoqërisë. Dhe për të thënë: a duam ne të ndërtojmë një shoqëri demokratike ku ka transparencë? A kemi nevojë për këtë apo jo?

Dhe këtu kemi të bëjmë me një situatë pa transparencë. A kemi nevojë neve të kuptojmë se çfarë investimesh ka në këtë vend? Ore këtu bëhet fjalë për llogari offshore! Pse nuk i kanë llogaritë në Shqipëri këta? Pse kur ka kaq interes të madh publik për vendin, pse nuk janë këtu që t'jau shikojnë paratë, se për çfarë bëhet fjalë?

Jo çdo njeri që vjen me çanta me lekë është engjëll. Shiko, në Amerikën Latine, se ka dhe modele zhvillim

Në Amerikën Qendrore po të shkosh, ka resortet më të bukura në botë. Po dole nga muri rrethues i resortit, i blejnë njerëzit për skllevër.

Që do të thotë, jo çdo miliardë që të përplaset para fytyrës është ekonomi për qytetarët.

Në vendin ku ne jetojmë, që ka qeverisur për 13 vjet Lartmadhëria e të nderuarit, gjashtë në 10 shqiptarë nuk shkojnë dot në plazh! Në vendin turistik, është si gjermani të mos blejë Benz.

Gjashtë në 10 shqiptarë nuk largohen dot qoftë edhe për gjashtë ditë nga shtëpia e tyre për të bërë pushime", u shpreh Qiraxhi.

Ndiqni emisionin e plotë:

EMISIONET