"Nuk ngatërroj këngët por këmbët", Aurela Gaçe flet për performancat në skenë. Mesazhi special nga Amerika: Ajo shet stadiume!

Ka 30 vjet që bën muzikë, por Aurela Gaçe thotë se nuk i ndodh të ngatërrojë këngët.
E ftuar në "Why Not" ajo tregoi me humor se pengesa has te performancat.
"Këngët si ngatërroj por më ndodh që të ngatërrohem me këmbët. Kur ngatërrohem i keq takat fare.Kur dal në skenë ndihem si në shtëpinë time dhe jam e lumtur".
Ajo ndau edhe një mesazh të marrë nga një vajzë shqiptare e lindur në Amerikë, pas performancës së saj në një koncert në Florida.
"Në koncert të tillë nuk kam qenë asnjëherë, o Zot çfarë performuesje. Kam qenë në koncertet e Michael Jackson, David Bowie, Rolling Stones, U2, Bruce Springsteen, Elton John, Billy Joel etj por nuk kam parë kurrë dikë si Aurela, ajo mund të shesë stadiume", shkruan ajo.


