"Të puthin faqen, tak", Aurela Gaçe tregon marrëdhënien e veçantë me fansat: Janë bekim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2023, 21:44

Diva e muzikës shqiptare, Aurela Gaçe, e ftuar në "Why Not" foli për marrëdhënien e saj të veçantë me fansat.
"Fakti që kam filluar të këndoj shumë vite përapra kam dhe atë brezin që nuk rri orë e minutë në rrjetet sociale, por që të takojnë në rrugë dhe të puthin faqen, tak. Është bekim. Marr mesazhe nga njerëz të ndryshëm, më shkruajnë mesazhe kaq të bukura sa them ndonjëherë: Uau, arrij të bëj këtë gjë te dikush, qoftë dhe te një njeri".


