Nga “fluturat në stomak” te dashuria e qëndrueshme, zbuloni 5 fazat që kalon çdo lidhje sipas shkencës...

Marrëdhëniet mund të jenë të bukura, romantike dhe emocionuese, por edhe sfiduese. Pavarësisht se si nis një histori dashurie, neuroshkencëtarët besojnë se shumica e lidhjeve kalojnë në të njëjtat faza. Sipas një studimi të fundit mbi mënyrën se si funksionon truri, janë pesë etapa kryesore që shënojnë evolucionin e një marrëdhënieje.
1. "Fluturat në stomak"
Kjo është faza që shumica e njerëzve e konsiderojnë më të bukurën. Gjithçka duket emocionuese, dëshironi të kaloni çdo moment me personin tjetër dhe pasioni është në kulm. Në këtë periudhë, testosteroni dhe estrogjeni ndikojnë ndjeshëm në rritjen e dëshirës dhe energjisë.2. Ndërtimi i lidhjes
Pasi emocionet e para qetësohen pak, fillon njohja më e thellë. Tërheqja fizike mbetet e fortë, por tashmë lind dëshira për të kuptuar më mirë njëri-tjetrin dhe për të ndërtuar diçka më të qëndrueshme. Dopamina dhe adrenalina janë hormonet që dominojnë këtë fazë, duke ju bërë të ndiheni të lumtur dhe plot entuziazëm.
3. Intimiteti dhe njohja reale
Në këtë etapë, marrëdhënia bëhet më serioze. Filloni të pyesni veten nëse partneri është vërtet personi i duhur dhe nëse e shihni të ardhmen pranë tij. Përveç emocioneve, në plan të parë dalin edhe çështjet praktike dhe mënyra se si funksiononi si çift në jetën e përditshme.
4. Sinqeriteti
Kjo është faza ku bien maskat. Partnerët fillojnë të njohin edhe anët më pak të përsosura të njëri-tjetrit dhe të tregojnë dobësitë e tyre. Sinqeriteti bëhet thelbësor dhe marrëdhënia vihet në provë. Edhe pse nuk është gjithmonë e lehtë, kjo etapë është vendimtare për të ndërtuar besim afatgjatë.
5. Stabiliteti
Çiftet që arrijnë ta kalojnë me sukses këtë rrugëtim hyjnë në fazën e stabilitetit. Pas uljeve dhe ngritjeve, krijohet një ndjenjë sigurie, besimi dhe afërsie. Oksitocina, e njohur si "hormoni i dashurisë", forcon lidhjen emocionale, ndërsa vazopresina lidhet me ndjenjën e mbrojtjes dhe përkushtimit. Në këtë pikë, partnerët ndihen të sigurt se kanë gjetur personin me të cilin duan të ndërtojnë të ardhmen.

