KUR DASHURIA BËHET VARËSI! Psikologia Joana Burxi: Ja çfarë është limerenca
Energjia që të jep dashuria është diçka që të gjithë jemi të prirur ta përjetojmë. Mund të flasim për dashurinë e re, pa mundur të kontrollojmë ndjenjat tona, adhurimin dhe dëshirën tonë, veçanërisht në ditët e para.
Gjithçka tjetër duket sikur humbet rëndësinë, përveç përpjekjeve për të qenë në shoqërinë e personit që dashuroni.
Në këto raste, një pëlqim i thjeshtë mund të jetë shndërruar në limerencë – një gjendje mendore e fiksimit dhe dëshirës për një person.
Për të kuptuar më shumë mmbi këtë gjendje e ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” ishte psikologia Joana Burxi.
“Të gjithë në fillimet e dashurisë tonë ndjejmë në mënyrë limerente. Pra dashuria në fillim nis e fortë, si ajo metafora e kupidit me atë shigjetën që na godet fort dhe lë gjurmë në shpirtin tonë. Dhe gjithashtu ne mendojmë se kjo vjen në mënyrë spontane dhe në mënyrë të pandërgjegjshme, por ajo ka shumë gjëra dhe kujtime.
Duke nisur që nga fëmijëria, nga mënyra se si ne kemi dashur, mënyrën se si ne në adoleshencë kemi përjetuar dashuritë dhe se si ajo është zhvilluar më vonë”, u shpreh ndër të tjera psikologia Joana Burxi.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”


