Diskutimi: “Arkitektura e filmit”, nga ideja te realizimi

Diskutimi: “Arkitektura e filmit”, nga ideja te realizimi

Në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) u zhvillua për herë të parë takimi “Arkitektura e filmit”, një diskutim i hapur mbi mënyrën se si ndërtohet një film, nga ideja dhe struktura dramatike, te konceptimi dhe realizimi në ekran.

Në panel ishin ftuar skenaristja Diana Çuli dhe regjisorët Eduart Grishaj dhe Erenik Beqiri, të cilët gjatë bisedës me të rinjtë theksuan nevojën e bashkëpunimit skenarist-regjisor, si dhe rëndësinë e përvojave personale, për të krijuar histori me ndikim tek publiku.

Një pjesë e veçantë e takimit ishte ndarja e përvojave vetjake artistike nga panelistët, të cilët sollën histori të vërteta mbi sfidat dhe procesin e ndërtimit të një filmi, nga shkrimi te realizimi në terren.

Diskutimi: “Arkitektura e filmit”, nga ideja te realizimi

Gjithashtu u ngritën problematika të rëndësishme, si mungesa e aktorëve dhe regjisorëve të rinj në skenën shqiptare, nevoja për më shumë iniciativë dhe motivim nga vetë studentët, mangësitë në infrastrukturën arsimore si kamerat, ndriçimi dhe praktika në terren, si dhe domosdoshmëria e bashkëpunimit më të fortë mes arsimit dhe industrisë së filmit.

Studentët u shprehën se ky takim në COD solli një frymë konstruktive dhe të munguar deri më tani, ku dhe panelistët shprehën gatishmërinë për të vijuar kontributin e tyre në aktivitete të ardhshme me fokus të rinjtë dhe filmin.

EMISIONET