Limerenca, kur dashuria bëhet varësi/ Dedej: Zakonisht personi që e përjeton këtë gjendje, "ëndërron me sy hapur"
Energjia që të jep dashuria është diçka që të gjithë jemi të prirur ta përjetojmë.
Mund të flasim për dashurinë e re, pa mundur të kontrollojmë ndjenjat tona, adhurimin dhe dëshirën tonë, veçanërisht në ditët e para.
Gjithçka tjetër duket sikur humbet rëndësinë, përveç përpjekjeve për të qenë në shoqërinë e personit që dashuroni.
Në këto raste, një pëlqim i thjeshtë mund të jetë shndërruar në limerencë, një gjendje mendore e fiksimit dhe dëshirës për një person.
Për të kuptuar më shumë mbi këtë gjendje e ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News” ishte psikologia Livia Dedej.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”:

