Ja çfarë ushimesh duhet të shmangni gjatë përdorimit të Ozempic...

Ja çfarë ushimesh duhet të shmangni gjatë përdorimit

Përdorimi i barnave me semaglutid, të njohura me emrat tregtarë Ozempic dhe Wegovy, po rritet ndjeshëm në trajtimin e diabetit tip 2 dhe në menaxhimin e peshës trupore. Megjithatë, specialistët theksojnë se këto barna shpesh shoqërohen me efekte anësore gastrointestinale, si të përziera, urth, fryrje dhe kapsllëk.

Sipas udhëzimeve dietike dhe vëzhgimeve klinike, disa grupe ushqimesh mund t’i përkeqësojnë këto simptoma dhe të rrisin shqetësimet gjatë trajtimit.

Ushqimet e yndyrshme dhe të skuqura, si fast food-i, patatet e skuqura dhe ëmbëlsirat me shumë yndyrë, mund të ngadalësojnë më tej tretjen e ushqimit, duke shtuar ndjesinë e rëndesës në stomak. Po ashtu, ushqimet me shumë sheqer dhe karbohidratet e rafinuara mund të ndikojnë negativisht në kontrollin e glukozës dhe të rrisin nauzenë.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu për ushqimet pikante, pijet e gazuara dhe produktet e përpunuara, të cilat mund të irritojnë stomakun dhe të rrisin fryrjen dhe aciditetin. Alkooli, edhe në sasi të moderuara, mund të shtojë rrezikun për efekte anësore si të përziera dhe ulje të sheqerit në gjak.

Nga ana tjetër, rekomandohet konsumimi i ushqimeve të lehta dhe të pasura me ujë, si frutat dhe perimet, drithërat integrale, proteinat e dobëta dhe produktet e bulmetit me pak yndyrë. Këto ndihmojnë në stabilizimin e tretjes dhe reduktimin e shqetësimeve gastrointestinale.

Mjekët këshillojnë pacientët që përdorin terapi me semaglutid të hanë ngadalë, të shmangin shtrirjen menjëherë pas vakteve dhe të rrisin gradualisht marrjen e fibrave për të parandaluar kapsllëkun.

Në rast të simptomave të forta ose të vazhdueshme, rekomandohet konsultimi me mjekun për rregullimin e dietës ose trajtimit.

EMISIONET