Hermes Nikaj: Burrat në burg më pritën me këngë dhe duartrokitje, më jepnin fruta

Hermes Nikaj: Burrat në burg më pritën me këngë dhe

Hermes Nikaj ka qenë i ftuari special i mbrëmjes në sezonin e dytë të EXPULS nga Ronaldo Sharka, e cili ka nisur të shtunën mbrëma (18 shtator) në ekranin gjeneralist të RTV Ora.

Pas arrestimit të bujshëm të rreth dy viteve më parë, ai vendosi të flasë për herë te parë dhe ekskluzivisht në këtë program.

I pyetur për ditën e parë të burgut, Hermesi u shpreh:

"Fillimisht e kisha pak me frikë se ku do më çojnë. Nuk kisha parë kurrë një institucion vuajtje. E mora më frikë, por a e din qe njeriu përshtatet? Kur kam dalë të nesërmen atje, unë kam qenë me mbi një mijë burra. Ato të gjithë duartrokinsin, Zogu mos u mërzit se s'ke bo asgjë. Godina A dhe B. Të gjithë kërce këndon, kush jepte një kartë telefoni, kush fruta. Nuk është më burgu siç ka qenë", u shpreh ai.

Për të parë intervistën e plotë klikoni linkun: https://www.youtube.com/watch?v=4xw37G0XlHw

EMISIONET