Gonzato lë zyrën teksa emërohet ambasadorja e re e BE në Shqipëri. Ja kush është përfaqësuesja portugeze

Gonzato lë zyrën teksa emërohet ambasadorja e re e BE në

Sofia Moreira de Sousa është emëruar ambasadore e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe do të drejtojë Delegacionin e BE në Tiranë.

Ajo vjen nga Portugalia, ku aktualisht mban detyrën si drejtuese e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali.

Më herët, ka shërbyer edhe si ambasadore e BE në Kepin e Gjelbër, duke pasur një karrierë të gjatë në shërbimin diplomatik evropian.

Në këtë detyrë, ajo do të zëvendësojë Silvio Gonzato, i cili pritet të përfundojë mandatin në fund të qershorit.

Ndryshimi vjen në kuadër të rotacionit të rregullt të përfaqësuesve diplomatikë të Bashkimit Evropian në vende të ndryshme.

 

EMISIONET