Gjyshja nga Dukati virale në TikTok: Ja ç'më thanë fëmijët

Nëna 93 vjeçare nga Dukati, e cila u bë një ndër personazhet  më të klikuar në rrjetet sociale, pas intervistës në sezonin e parë të emisionit "Ora Verore", këtë herë vjen për të folur rreth komenteve që i kanë bërë të afërmit. Sade Aliçkaj thotë se nipërit e mbesat i kanë pëlqyer videot që qarkullojnë me zërin e saj në rrjetet sociale.

"Më kanë thënë nipërit dhe mbesat, që jam bërë shumë e famshme. Ke folur mirë më thanë. Më kanë thënë në fshat, që jam bërë e njohur. Por unë nuk e di a kam folur mirë.  Je llafosur shumë mirë më thanë (ke folur shumë mirë)."

EMISIONET