FOTO/ Rita Ora del pa reçipeta, parakalon me fustanin rrjetë në tapetin e kuq

Në tapetin e kuq të një eventi nga revista "Vogue", në Londër, Rita Ora nuk i ka lënë aspak vend imagjinatës, me veshjen e saj ekstravagante.
Këngëtarja me origjinë shqiptare është shfaqur me një fustan transparent, që i nxirrte në pah hiret e saj.
Artistja kishte zgjedhur të shfaqej pa reçipeta, duke mbuluar modestish hiret me trëndafila të zinj, ndërsa poshtë fustanit të saj rrjetë mbante veshur vetëm tanga.
Vlen të theksohet se 32-vjeçarja dukej mahnitëse me veshjen e zezë rrjetë dhe fiziku i saj tepër i tonifikuar mori vëmendjen e të gjithëve.




