"Honda" zgjedh peizazhet e Shkodrës për reklamën e saj më të re/ Rama: Një tjetër dëshmi e potencialit të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama tha sot se peizazhet e qarkut Shkodër janë përzgjedhur për realizimin e reklamës më të re të kompanisë Honda, një prej markave më të njohura të industrisë automobilistike në botë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi këtë si një tjetër dëshmi të potencialit që ka Shkodra për të tërhequr produksione ndërkombëtare.
“Shkodra zgjidhet nga emra të mëdhenj të industrisë ndërkombëtare Peizazhet mahnitëse të qarkut Shkodër u përzgjodhën për realizimin e reklamës më të re të Honda, një prej markave më prestigjioze të industrisë automobilistike në botë Një tjetër dëshmi se Shkodra po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të rëndësishëm për produksione filmike dhe reklamuese të nivelit të lartë” shkruan Rama në facebook.

