“Ekstrem e zhveshur, çfarë shembulli i jep vajzës?”, Sara Hoxha nuk ia përton ndjekëses: Jeta është e saj

“Ekstrem e zhveshur, çfarë shembulli i jep

Fituesja e spektaklit televiziv “DWS”, Sara Hoxha, e njohur si partnerja e reperit kosovar, Ledri Vula, është tepër aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e saj momente nga përditshmëria.

Të martën, ajo bëri një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”.

Një prej komenteve, ishte një kritikë për veshjen e Sarës, ku shkruan: “Pse rri e zhveshur? Çfarë shembulli je për vajzën?”

Sara zgjodhi t’i përgjigjej ndjekëses, duke shkruar: “Shembulli më i mirë për atë të kuptojë që jeta është e saj dhe mund të bëjë çfarë t’i dojë qejfi”.

Kujtojmë që Sara është pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë”, i cili pritet të dalë së shpejti.

“Ekstrem e zhveshur, çfarë shembulli i jep

EMISIONET