Eneda Tarifa rikthehet në ekran, ku do ta shihni së shpejti

Eneda Tarifa rikthehet në ekran, ku do ta shihni së shpejti

Këngëtarja Eneda Tarifa, këtë sezon do t’i rikthehet ekranit edhe si moderatore. Pas disa sezoneve në drejtimin e “Portokallisë” në Top Channel, Eneda iu përkushtua më shumë muzikës dhe projekteve të reja, ndërsa tani është gati për të drejtuar një program plotësisht në profilin e saj.

Siç është mësuar së fundi, këngëtarja do të moderojë spektaklin “Këngë Moj” në sezonin e ri, një program muzikor i transmetuar në Vizion Plus prej dy vitesh.

Spektakli përcjell këngën shqiptare, tradicionale, popullore e qytetare, por po ashtu edhe muzikën e lehtë. Me moderatore Klea Hutën, “Këngë Moj” ka bërë pjesë të mbrëmjeve muzikore këngëtarë si; Eli Fara, Aurela Gaçe, Irma Libohova, Artiola Toska, Aleksandër Gjoka, Eranda Libohova, Ylli Baka, Bujar Qamili e shumë të tjerë.

Eneda Tarifa rikthehet në ekran, ku do ta shihni së shpejti

EMISIONET