Drake bëhet lëndë universiteti në Kanada / Studentët do të studiojnë suksesin, mitin dhe ndikimin e superyllit të muzikës

Drake bëhet lëndë universiteti në Kanada / Studentët do

Drake do të jetë në qendër të një kursi të ri universitar në Concordia University, duke u kthyer në një subjekt studimi akademik për ndikimin e tij në muzikë, kulturën pop dhe industrinë globale të argëtimit.

Duke nisur nga semestri i vjeshtës 2026, studentët do të kenë mundësinë të ndjekin lëndën "Drake: Media, Miti dhe Maskuliniteti", e cila do të analizojë karrierën e artistit nga Toronto, mënyrën se si është ndërtuar imazhi i tij publik dhe ndikimin që ai ka ushtruar në industrinë muzikore ndër vite.

Kursi është pjesë e programit "Hip-Hop: E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja" dhe do të drejtohet nga reperi dhe pedagogu Yassin 'Narcy' Alsalman, i cili më herët ka zhvilluar edhe leksione të dedikuara për Kanye West.

Përveç analizës së suksesit artistik të Drake, programi do të trajtojë edhe tema si zhvillimi i kompanisë së tij diskografike OVO, marrëdhënia mes artit dhe kapitalizmit, kontrolli i kompanive diskografike, fenomeni i rritjes artificiale të dëgjimeve në platformat muzikore dhe sfidat me të cilat përballen artistët në industrinë moderne.

Përmes këtij kursi, universiteti synon të shkojë përtej muzikës, duke përdorur figurën e Drake si një rast studimi për të kuptuar mekanizmat që formësojnë kulturën pop, famën dhe biznesin e muzikës në epokën digjitale.

EMISIONET