Dafina Zeqiri tregon për Why?Not, arsyen se përse i përkrah vajzat


Këngëtarja e njohur, një nga divat e muzikës shqiptare Dafina Zeqiri, ka qenë e ftuara speciale në finalen e Why Not, me moderatoren Roza Lati.

Zeqiri tha se i përkrahë gocat e reja, pasi kështu ka marrë edukatën nga e ëma e saj. Ajo tha se çdo lloj goce ka nevojë për një dorë. Këngëtarja tha se çdo gocë ka bukurinë e vet edhe pse janë ndryshe nga njëra-tjetrën.

Dafina Zeqiri: Unë jam rrit në një shtëpi, ku mami im na ka mësuar neve motrat me u mbështet te njëra tjetra, me suportu njëra-tjetrën, me shty përpara njëra tjetrën, pavarësisht se jemi të gjithë ndryshe. Mendoj se mundet me gjet bukuri në çfarëdo lloj femre dhe është budallëk mos me ia dhënë dorën secilës prej tyre, sepse nuk është lehtë aspak. Femrat kanë nevojë për suport.

EMISIONET