Biran Damla Yılmaz thyen heshtjen / Aktorja turke mohon akuzat dhe flet për gjendjen shëndetësore

Biran Damla Yılmaz thyen heshtjen / Aktorja turke mohon akuzat dhe flet

Aktorja e njohur turke Biran Damla Yılmaz, e njohur për publikun shqiptar nga roli i Ejlyl në serialin “Lule të Vetmuara”, ka reaguar për herë të parë pas akuzave të ish-të fejuarit të saj, Abdurrahman Aydın.

Ky i fundit kishte pretenduar se aktorja kishte kryer ndërhyrje estetike në Gjermani dhe se ishte në kërkim nga Interpol për shkak të borxheve të papaguara, akuza të cilat Yılmaz i ka mohuar kategorikisht në një intervistë për gazetaren turke Birsen Altuntaş.

Aktorja sqaroi se udhëtimi i saj në Gjermani nuk kishte lidhje me kirurgji estetike, por me trajtimin e një sëmundjeje kronike nga e cila vuan që në moshën 13-vjeçare, insuficiencën e gjëndrave mbiveshkore. Sipas saj, gjatë asaj periudhe ajo ka kaluar kohë të gjatë në spital dhe ka pasur vështirësi serioze shëndetësore, përfshirë ditë kur nuk mund të ecte.

Ajo gjithashtu theksoi se një ndërhyrje që ka kryer nuk ka qenë estetike, por mjekësore, e lidhur me mundësinë për të pasur fëmijë në të ardhmen.

Biran Damla Yılmaz hodhi poshtë edhe pretendimet se është në kërkim nga Interpol, duke deklaruar se të gjitha dokumentet e saj janë verifikuar dhe nuk ekziston asnjë çështje ligjore ndaj saj.

Në deklaratën e saj, aktorja foli edhe për marrëdhënien me ish-të fejuarin, duke thënë se ndarja është bërë me respekt, por situata është përkeqësuar pas përhapjes së thashethemeve në media. Sipas saj, më pas ajo është përballur me presion dhe kërcënime psikologjike, çka e ka detyruar të marrë masa sigurie dhe urdhër mbrojtjeje.

Në fund, Yılmaz ngriti edhe një mesazh mbi dhunën psikologjike ndaj grave, duke theksuar se përvoja e saj tregon vështirësitë që shumë gra përjetojnë kur përballen me abuzim dhe presion në marrëdhënie personale.

EMISIONET