Lucy Hale ndan dhimbjen për humbjen e babait: Do të të dua në këtë jetë dhe në të gjitha të tjerat

Lucy Hale ndan dhimbjen për humbjen e babait: Do të të dua

Lucy Hale ka bërë të ditur lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të babait të saj, Preston Hale, në moshën 68-vjeçare.

Aktorja e njohur nga seriali “Pretty Little Liars” ndau me ndjekësit një mesazh emocionues në Instagram, ku kujtoi të atin si një njeri të dashur, të sjellshëm dhe me një humor të veçantë.

Në dedikimin e saj, Hale shprehu mirënjohjen për dashurinë dhe mbështetjen që babai i saj i kishte dhënë gjatë gjithë jetës, duke thënë se kujtimet dhe momentet e fundit me të do të mbeten gjithmonë të veçanta.

“Ti je një legjendë, babi. Faleminderit për mësimet, kujtimet, dashurinë pa kushte dhe që ishe pikërisht babai që më duhej në këtë jetë”, shkroi aktorja.

Preston Hale kishte punuar për 37 vite në sektorin e bujqësisë dhe korporatave dhe la pas bashkëshorten, fëmijët dhe nipërit e mbesat.

Pas njoftimit, Lucy Hale mori shumë mesazhe mbështetjeje dhe ngushëllimi nga fansat, miqtë dhe kolegët e saj.

EMISIONET