Shqipëria lëkundet nga tërmeti me magnitudë 5.2. panik e dëme në disa qytete

Tiranë- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 ballë i shkallës Rihter ka tronditur mëngjesin e sotëm  thuajse të gjithë vendin tonë.

Lëkundjet e kanë patur epiqendrën në Cërrik,  por janë ndjerë të forta edhe në Tiranë, Kucovë, Fier dhe rrethinat e tjera.

Tërmeti që u regjistrua në orën 02:59 të mëngjesit të sotëm dhe u pasua nga 5 lëkundje të tjera.

Tërmeti shkaktoi panik tek banorët, shumë prej të cilëve kaluan natën jashtë si dhe dëme materiale në banesa kryesisht në fshatrat e Lushnjes, në Cërrik dhe Elbasan.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Durrës  Berat, Kuçovë, Gramsh, Fier, Vlore, Krujë, Laç, Milot dhe Peshkopi.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë në Cërrik, 43 km në Jug të Tiranës dhe 30 km në Veri-Lindje të Fierit dhe 5 Km në Lindje të Lushnjës, dhe lëkundjet kanë zgjatur rreth 10 sekonda. Si pasojë e tërmetit në qytetin e Lushnjës ka pasur dhe shkëputje të energjisë elektrike.

Tërmeti 5.2 i shkallës Rihter, 5 lëkundje brenda 2 orësh

Qëndra Kombëtare e Monitorimit të lëkundjeve sizmike në Tiranë informoi për gazetaren e Ora News Manjola Hasa se tërmeti ka qenë me magnitudë 5.2 të shkallës rihter, dhe se nga ora 02: 59 minuta deri në orën 05:00 të mëngjesit janë regjistruar 5 lëkundje sizmike.

Ora 09:45 Kryetari i bashkisë Cërrik flet për Ora News: Banorët kaluan natën jashtë, dëme materiale në një pallat 

Në një lidhje telefonike për Ora News kryetari i bashkisë së Cërrikut, Servet Duzha informoi se lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar panik dhe një pjesë e banorëve kanë kaluar natën jashtë.

“Lëkundjet kanë qenë të fuqishme. Banorët e qytetit gjatë gjithë natës kanë qëndruar jashtë. Pallati 86 i njohur si pallati i Hidrocentralit të Banjës ka pësuar çarje. Nuk ka pasur shembje por ka pasur çarje.. Do jenë ekspertët që do të përcaktojnë nëse do të vazhdojë të jetë e banueshme kjo ndërtesë apo jo."

Cerrik e Belsh tërmeti shkaktoi panik e dëme

Në Cërrik banorët kanë kaluar natën jashtë për shkak të lëkundjeve të forta dhe të shpeshta të tërmetit. Si pasojë e tronditjeve sizmike janë rregjistruar dëme në ndërtesa, por famtiresisht pa rrezikuar jetë njerëzish.

(Ne foto: Demet e shkaktuara ne Cerrik)

Ora 09: 00 Lushnje, banorët kalojnë natën jashtë, dëmtohen disa banesa

Në Lushnje lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar panik.  Shumë banorë kanë dalë jashtë për disa orë ndërsa në disa banesa  ka pasur çarje të mureve.

Elbasan, lëkundjet shkaktojnë çarje të mureve në shkollën e Belshit

Lëkundjet e tërmetit kanë  shkaktuar dëme në dy klasa të shkollës 9 vjeçare  "Halit Uruçi” në Belsh të Elbasanit.

Në të dy klasat ka pasur të çara në muret e klasave si dhe ka pasur dhe thyerje xhamash. Një mësuese e kësaj shkolle në një prononcim telefonik për Ora News u shpreh se sot mësimi ka vijuar normalisht në shkollë, ndërsa në të dy klasat ku ka pasur dëmtime nuk është zhvilluar mësim.

Ja ku janë ndjerë lëkundjet  

erer

(Ne foto: me yll epiqendra e tërmetit)

-Në orën 03:17 është regjistruar tërmet 4.1 ballë me epiqender 12 km në jug të Cërrikut dhe 24 km në jugperëndim të Elbasanit.

-Në orën 03:20, tërmet 2.7 ballë shkalla Rihter me epiqendër 8 km në jug të Cërrikut dhe 18 km në jug të Elbasanit.

-Në orën 03:25, tërmet 3.5 ballë me epiqendër 10 km në jugperëndim të Cërrikut dhe 22 km në jugperëndim Elbasanit.

-Në orën 05:04, tërmet 2.9 ballë shkalla Rihter me epiqendër 10 km në jug të Cërrikut dhe 19 km në jug të Elbasanit.

-Në orën 05:38, tërmet 3 ballë shkalla Rihter me epiqendër 12 km në jug të Cërrikut dhe 23 km në jugperëndim të Elbasanit.

Lëkundje tërmeti janë ndjerë edhe në Italinë fqinje. Kryesisht në Pulja në rajonin e Leces dhe Brindizit.

Tërmeti ka shkaktuar panik dhe frikë te banorët, por fatmirësisht nuk janë regjistruar të lënduar dhe as dëme materiale.

 

EMISIONET