VIDEO/ “Nuk je shumë mirë, mos ofendo” - Gjyshi “kritikon” Sarën dhe ka një koment për fermerët dhe Arbanën

Mes emocionesh, Sara Karaj ka treguar marrëdhënien e veçantë që ka me gjyshërit e saj, të cilët e kanë rritur dhe edukuar.
Mes fëmijërisë që nuk i ka munguar asnjë gjë dhe dashurisë që ka marrë nga gjyshërit, Sara ka deklaruar se ka një ngjashmëri të madhe në karakter e gjyshin.
Blogerja u surprizua në fermë nga gjyshërit, të cilët kanë analizuar edhe fermerët e tjerë.
“Nuk je shumë mirë, mos i ofendo njerëzit. Arbana është numër 1. Romiri është burrë zotëri, bëji të fala. Iliri është shumë korrekt”, tha gjyshi i Sarës.
Atmosfera u ndez edhe më shumë pas kërkesës së gjyshit të Sarës, i cili i kërkoi Agait muzikë për të kërcyer. Kësaj atmosfere iu bashkuan edhe fermerët e tjerë.
“Arbana të dua shumë dhe mos ma shtrydh shumë gocën”, tha gjyshi në fund.
View this post on Instagram


