VIDEO/ “Rashë në dashuri me zyshën, nuk po mësoja”, Vis Pupa tregon historinë e veçantë

Aktori i njohur Elvis Pupa ka festuar 49 vjetorin në ambientet e Ferma Vip.
Përveç urimeve dhe surprizës që i organzuan fermerët, Visi mori edhe një mesazh të veçantë, nga mësuesja e klasës së parë, Engjëllushe Malltezi.
Mes kujtimesh, zysha tregoi herën e parë që Visi u ul në bankat e shkollës.
Ndërsa vetë aktori “hapi zemrën” dhe tregoi një histori të veçantë.
“Kam një histori shumë të veçantë me zysh Enxhin.Unë kam pasur shumë dëshirë të vazhdoj shkollën, mezi e kam pritur.
Dhe kur e kam parë zysh Enxhin jam mahnitur sa e bukur ishte. Unë i kam pasur gjithmonë shumë qejf njerëzit e bukur dhe ka qenë një njeri i mrekullueshëm.
Ajo edhe sot është shumë e bukur. E kam pasur shkollën me shumë qejf dhe zysha më ka mbajtur mirë. Janë detyruar të shtëpisë të më heqin nga klasa e parë sepse unë nuk po mësoja, po mrekullohesha me zyshën. Isha në dashuri me zyshën”, tha Visi.
View this post on Instagram

