Botërori 2026/ FIFA do të paguajë 4 mijë euro në ditë për çdo lojtar

Botërori 2026/ FIFA do të paguajë 4 mijë euro në

FIFA ka vendosur të shpërblejë klubet që lejojnë futbollistët e tyre të marrin pjesë në Kupën e Botës 2026, duke vënë në dispozicion një fond rekord prej rreth 355 milionë dollarësh.

Në kuadër të programit “FIFA Benefits”, çdo klub do të përfitojë të paktën 5 mijë dollarë në ditë për secilin lojtar të grumbulluar nga kombëtarja e tij gjatë turneut.

Përveç kësaj shume bazë, parashikohen edhe bonuse shtesë që do të llogariten në bazë të aktivizimeve në ndeshje dhe minutave të luajtura nga futbollistët.

Sipas FIFA-s, shuma përfundimtare që do të përfitojë secili klub do të përcaktohet vetëm pas përfundimit të kompeticionit, kur të jenë përllogaritur të gjitha të dhënat e pjesëmarrjes së lojtarëve.

Fondi i dedikuar për klubet është rritur ndjeshëm krahasuar me Kupa e Botës FIFA 2022 në Katar. Rritja arrin në rreth 70 për qind, duke reflektuar angazhimin e FIFA-s për të kompensuar klubet që kontribuojnë me lojtarë në aktivitetet e kombëtareve. Pothuajse një e treta e fondit total është rezervuar për periudhën e ndeshjeve kualifikuese.

Me numrin e madh të lojtarëve të përfaqësuar në turneun më prestigjioz të futbollit botëror, Milani mund të arkëtojë një shumë të konsiderueshme, ndërsa klubet europiane presin me interes shpërndarjen përfundimtare të fondeve pas mbylljes së Botërorit.

EMISIONET