"Kush prek votën, ti pritet dora", Meta: Pas 25 Prillit Shqipëria hyn në një epokë të re

"Kush prek votën, ti pritet dora", Meta: Pas 25 Prillit

Gjatë komunikimit me median në Korçë, presidenti i Republikës Ilir Meta foli edhe për rritjen e borxhit publik dhe parashikimin e zymtë të organizmave ndërkombëtare sa i përket rritjes së varfërisë.

Sipas tij, borxhi nuk merret për të ndihmuar qytetarët në nevojë por për PPP-të.

“Më të pashpirt edhe në kohë pandemie. Se nuk ka ndodhur askund të rritet borxhi publik dhe njëkohësisht të rritet në mënyrë ekstreme edhe varfëria. Sepse borxhi nuk merret për të ndihmuar njerëzit që janë në vështirësi, që kanë ngelur pa punë qoftë nga Covidi apo nga mbyllja e bizneseve, por borxhi merret për PPP-të që nuk kanë as çmim. Prandaj borxhi shkon lart, të arhdurat për frymë shkojnë poshtë", tha Meta.

Sipas presidentit, vetëm zgjedhjet do e zgjidhin këtë çështje e shumë të tjera.

"Zgjedhjet e zgjidhin këtë çështje, zgjedhjet do të zgjidhin edhe sundimin e ligjit. Dhe e theksoj edhe një herë, vetëm sundimi i popullit përmes referendumeve në të ardhmen do të sjellë sundimin e ligjit në vend dhe të gjithë do të jenë të barabartë", vijoi kreu i shtetit.

Meta u shfaq i bindur se, pas 25 prillit Shqipëria do të hyjë në një epokë të re.

"Pas 25 prillit Shqipëria do të hyjë në një epokë të re, ku dy do jenë krimet më të mëdha dhe më të ndëshkueshme rëndë: prekja e Kushtetutës, as presja e Kushtetutës nuk do të preket më pa folur populli në referendum, siç e vendosi vetë populli me referendum në ’98 dhe që këta e kthyen aty ku e kthyen e prandaj jemi në këtë situatë.  Dhe e dyta, prekja e votës. Kush prek votën ti preket dora si në mesjetë., meqënëse dënimin me vdekje e kemi të ndaluar", deklaroi presidenti i Republikës.

Lexo dhe: Meta kthen Kodin e Ri Zgjedhor e dërgon në Komisionin e Venecias

Vendi Lajme ilir meta Politikë Lajmi i fundit vota Aktualitet PPP borxhi publik 25 prilli

EMISIONET