Doktor Mentor Petrela nderohet nga Presidentja Vjosa Osmani

Doktor Mentor Petrela nderohet nga Presidentja Vjosa Osmani

Në një ceremoni të vecantë, të mbajtur dje në Kosovë, Presidentja Vjosa Osmani ka nderuar me Medaljen Presidenciale të Meritave neurokirurgun, Prof. Mentor Petrela. Në fjalën e rastit, Presidentja vlerësoi kontributin e dhënë, teksa e konsideroi si ambasadorin më të mirë kudo në botë.

“Dr. Mentor Petrela është një ndër neurokirurgët më të mirë jo vetëm në hapësirën tonë, por në botë. Ai është krenaria e shqiptarëve kudo, jo vetëm mjeku ynë por i gjithë botës. Është edhe ambasadori ynë më i mirë kudo. Dr. Petrela na ka nderuar kudo në botë. Sot ne do ta nderojmë atë për të gjithë veprimtarinë e tij shkencore, profesionale e mbi të gjitha humane”, tha Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Në ceremoninë e djeshme të ndarjes së dekoratave të mirënjohjes ishin të pranishëm personalitete të shquara nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Arbreshët.

"Nderojmë dhe nuk do të rreshtim së nderuari gjithsecilin që ka dhënë kontribut që Kosova dhe kombi shqiptar të jetë aty ku janë sot", shtoi më tej Osmani.

EMISIONET